Adelina Grainca dy ditë para se të kalonte në VV u takua me këtë deputete të PDK-së, ja çfarë biseduan

Aktuale

Adelina Grainca dy ditë para se të kalonte në VV u takua me këtë deputete të PDK-së, ja çfarë biseduan

Nga: A.Morina Më: 5 prill 2021 Në ora: 18:47
Adelina Grainca

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar ndaj ish-bashkëpartiakes së saj, Adelina Grainca e cila dje aderoi në Lëvizjen Vetëvendosje.

Deliu-Kodra tregoi se si vetëm dy ditë më parë ajo kishte zhvilluar një takim me Graincën dhe kishin biseduar për zgjedhjet lokale të PDK-së në Ferizaj.

“Dy ditë më parë kemi drekuar së bashku në njëren prej lokaleve të Prishtinës. Kemi folur rreth angazhimit politikë dhe çasjes që ajo dëshiron të ndjek në angazhimin opozitar, madje Adelina ka folur me pasion për fitoren në zgjedhjet lokale të PDK-së në Ferizaj”, shkroi Blerta Deliu-Kodra në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Cila Adelinë je ti?!

Me ish bashkëpartiaken Adelina Grainca, jemi njohur pak. E vërteta është se për herë të parë e kam takur në hapjen zyrtare të fushatës. Si grua në politikë i gëzohem bashkimit në listën tonë garuese të cdo gruaje e sidomos një vajze të re.

Dy ditë më parë kemi drekuar së bashku në njëren prej lokaleve të Prishtinës. Kemi folur rreth angazhimit politikë dhe çasjes që ajo dëshiron të ndjek në angazhimin opozitar, madje Adelina ka folur me pasion për fitoren në zgjedhjet lokale të PDK-së në Ferizaj.

Kur pashë lajmet në media dje, nuk arrija të kuptoj asesi, që po e njejta Adelinë që hapur më foli për çasjen e Vetëvendosjes, po defilonte në seancë me Albin Kurtin! Një e sapoardhur në parti e cila u vlerësua maksimalisht nga të gjithē. E shumë të rinjë aktivistë të devotshëm të PDK-së nuk e patën fatin e sajë, shumë kolege të jashtëzakoshme nuk arritën që të zgjedhen edhe pse dhanë shumë energji e mund.

Krejt në fund, një falenderim dhe kërkim falje kolegëve, kryetarit në detyrë, ferizajasve dhe atyre që të besuan, do të duhej të ishte minimumi i korrektësise politike.

Mos harro se të tradhëtosh besimin qytetarë do të thotë shumë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat