“Të duhet një çantë e madhe me pare”, Latifi tregon se si mund të bëhesh deputet i PDK-së

Aktuale

“Të duhet një çantë e madhe me pare”, Latifi tregon se si mund të bëhesh deputet i PDK-së

Nga: A.Morina Më: 5 prill 2021 Në ora: 19:02
Blerim Latifi

Profesori Blerim Latifi ka reaguar pas kalimit të deputetës Adelina Graincës nga PDK-ja në Vetëvendosje.

Latifi tha se kjo gjë flet shumë për PDK-në dhe praktikat e saj për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

“Rasti i kësaj deputetes së PDK-së që doli në VV, flet ma shumë për PDK-në se sa për deputeten. Pse? Sepse në PDK, prej vitesh, është bërë standard që për t'u zgjedhur deputet të duhet të kesh me vete një çantë të madhe me pare kur nisesh në fushatë, e jo kontributi politik i dhënë në parti”, deklaroi Latifi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Rasti i kësaj deputetes së PDK-së që doli në VV, flet ma shumë për PDK-në se sa për deputeten. Pse? Sepse në PDK, prej vitesh, është bërë standard që për t'u zgjedhur deputet të duhet të kesh me vete një çantë të madhe me pare kur nisesh në fushatë, e jo kontributi politik i dhënë në parti. Njoh sa e sa njerëz në PDK të cilët që fëmijë kanë punuar me zell e pasion për këtë parti, por në zgjedhjet e fundit morën vota të papërfillshme. Nëse kjo parti nuk e rikthen standartin e vlerësimit të atyre që kontribuojnë realisht në organizatë, rënia e saj do të vazhdoj me ritëm edhe ma të madh. Profiterët pa kontribut janë parazitët që si çdo organizëm tjetër, i shkatërrojnë edhe organizmat politikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat