Adelina Grainca bën veprimin e radhës si deputete e VV-së

Aktuale

Adelina Grainca bën veprimin e radhës si deputete e VV-së

Nga: D.RR. Më: 5 prill 2021 Në ora: 22:56
Adelina Grainca

Deputetja tashmë nga radhët e VV-së, Adelina Grainca gjatë ditës së sotme ka qenë shumë e zëshme duke treguar edhe njëhere arsyet pse është larguar nga PDK.

Grainca orë më parë u shpreh që PDK nuk e ka përfillur si politikane e re dhe kjo ishte një ndër arsyet që ajo është larguar, përcjell “Bota sot”.

Mirëpo ajo para pak çastësh filloi ndryshoi edhe foton e kopertines në rrjetin e saj zyrtar Facebook.

Në foton që ka publikuar shihet teksa ka vendosur moton e VV-së, “Krejt dhe Drejt”.

Kujtojmë që kalimi I saj në VV, ishte mjaftë debatues për opinon publik.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat