Nga Presidenca tregojnë nëse Osmani është liruar nga funksionet politike e partiake

Aktuale

Nga Presidenca tregojnë nëse Osmani është liruar nga funksionet politike e partiake

Nga: D.RR. Më: 5 prill 2021 Në ora: 22:59
Vjosa Osmani

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Vjosa Osmani është zgjedhur presidentja e radhës në vendin tonë.

Osmani menjëhere pas marrjes së detyrës është uruar nga liderët e vendit mirëpo edhe ata ndërkombëtar, përcjell “Bota sot”.

Mirëpo ajo se çfarë u përfol pas marrjes së detyrës ishte nëse Osmani është liruar nga funksionet partiake e politike nga Iniciativa “Lista Vjosa”.

Këshilltari i Osmanit, Artan Murtati përmes një shkrimi në facebok ka treguar që Osmani është liruar nga të gjitha funksionet dhe njëkohësisht ajo ka dorëzuar mandatin si deputete e Kuvendit të Kosovës.

Postimi i plotë

Presidentja e vendit, znj. Vjosa Osmani Sadriu, mbreme, para dhenies se betimit si Presidente, ka dhene doreheqje nga te gjitha funksionet politike e partiake nga Iniciativa "Lista Vjosa". Njekohesisht, ajo ka dorezuar edhe mandatin e deputetes se Kuvendit te Republikes se Kosoves, para dhenies se betimit si Presidente e vendit, pas perfundimit te votimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat