Vitia: Edhe Osmani u angazhua për sigurimin e vaksinave

Aktuale

Vitia: Edhe Osmani u angazhua për sigurimin e vaksinave

Më: 6 prill 2021 Në ora: 13:32
Arben Vitia

Në Qendrën e Vaksinimit në sallën 1 “Tetori” në Prishtinë, për të parë punën nga afër që po bëhet aty, ishte Presidentja Vjosa Osmani bashkë me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në një deklaratë për media, Vitia tha se përveç Qeverisë dhe MSH-së që po merren vazhdimisht me sigurimin e vaksinave, është edhe Osmani e cila ka qenë vazhdimisht e interesuar.

“Siç e dini, kontingjenti i parë ka ardhur me 24 mijë doza. Deri tani janë vaksinuar mbi 3100 persona të personelit shëndetësor. Më datë 8 dhe 9 pritet të bëhet vaksinimi i personave mbi moshën 80 vjeçare. Procesi po shkon shumë mirë, është bërë shpërndarja edhe nëpër komuna”.

“Që nga dita e parë, kemi filluar përpjekjet tona për sigurimin e kontingjenteve tjera të vaksinave dhe presim që shumë shpejt të vijnë”, tha Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat