Konjufca takohet me Bekim Jasharin dhe Halil Kastratin

Aktuale

Konjufca takohet me Bekim Jasharin dhe Halil Kastratin

Më: 6 prill 2021 Në ora: 17:10
Pamje nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në një takim të përbashkët kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin dhe përfaqësuesit e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, në krye me Halil Kastrati.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, uroi kryeparlamentarin Konjufca për detyrën e re në krye të Kuvendit të Kosovës, si dhe për ndërtimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Bashkëbiseduesit theksuan nevojën e sforcimit të angazhimeve për të thelluar më tej bashkëpunimin midis pushtetit legjislativ dhe atij lokal, me qëllim të realizimit në mënyrë sa më efikase të objektivave qeverisëse në të dy nivelet e pushtetit shtetëror.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe për sfidat që institucionet e Kosovës kanë para vetes, si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe atë ndërkombëtar.

Kryetari Konjufca po ashtu vlerësoi lart veprimtarinë e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe kreut të saj Halil Kastrati, në ndihmë familjeve të shumta në nevojë anekënd Kosovës.

Ai veçoi sidomos kontributin e kësaj shoqate në ndërtimin shtëpisë së të moshuarve në Suharekë.​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat