Dorëheqja e zëvendësministrit, reagon Imer Mushkolaj

Aktuale

Dorëheqja e zëvendësministrit, reagon Imer Mushkolaj

Nga: N. H Më: 6 prill 2021 Në ora: 17:47
Imer Mushkolaj

Pas dorëheqjes së Qazim Rrahmanit nga pozita e se zëvendësministrit ka reaguar edhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Imer Mushkolaj.

Sipas analistit Mushkolaj, kjo dorëheqje vije pas presionit publik, ndërsa shprehet se Rrahmanin ka mundur kryeministri Kurti të mos e emërojë fare.

“Presioni publik bën punë. Por, ka mujtë mos me e emëru hiç”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook.

Image

Kujtojmë se zëvendësministri në Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rrahmani ka dorëzuar sot dorëheqjen e tij nga kjo pozitë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Rrahmani përmes një njoftimi në Facebook.

“Sot unë Qazim Rahmani kam kërkuar nga Kryeministri Kurti, lirimin nga detyra e zv.Ministrit të MFPT-së. Arsyeja e këtij vendimi është që subjekti im PAI ka parë të arsyeshme që kontributin im të jetë në një pozitë tjetër politike andaj kontributi dhe angazhimi im nuk do të mungoj në të mirë të komunitetit dhe subjektit politik PAI-së. Ju falënderoj për mirëkuptim”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat