Raportohet se u degradua nga pozita e komandantit në Polici – flet Emin Beqiri

Aktuale

Raportohet se u degradua nga pozita e komandantit në Polici – flet Emin Beqiri

Më: 6 prill 2021 Në ora: 17:50
Emin Beqiri

Emin Beqiri, nuk është informuar ende zyrtarisht që është degraduar nga pozita e komandantit të Rajonit të Ferizajt.

Beqiri i kontaktuar nga Gazeta ka thënë se lidhur rreth kësaj cështje është informuar nga raportimet.

“Zyrtarisht ende nuk kam ndonjë konfirmim zyrtar”, ka thënë Beqiri për Insajderi.

Derisa mediat kanë raportuar gjatë ditës së sotme se krerë të departamenteve të ndryshme në Polici janë degraduar në pozita, për shkak të mungesës së efikasitetit në punë.

Komandanti i Ferizajt, para se ta merrte këtë pozitë ka qenë shef i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Emin Beqiri me ç’rast kishte qenë i akuzuar për keqpërdorim të detyrës, pendim të provave dhe moslajmërim të veprës penale.

Në vitin 2018, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj tij dhe biznesmenit Rrahim Hashimi pasi dyshoheshin se kishin kryer vepra penale.

Në lidhje me këto akuza, Emin Beqiri dhe Rrahim Hashimi ishte deklaruar i pafajshëm. Edhe pse e kishin kundërshtuar aktakuzën, gjykata e shkallës së parë kishte vendosur që të dy të gjykoheshin për veprat që dyshoheshin që kishin kryer.

E mendimit të njëjtë nuk ishte edhe Gjykata e Apelit, pasi vendosi që aktakuzën ndaj ish-shefit të krimeve ekonomike, ta hidhte poshtë ndërsa për Rrahim Hashimin kishte vendosur që të gjykohej për mashtrim, duke ia hedhur poshtë akuzën për ushtrim ndikimi me arsyetimin se kishte dyshim të bazuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat