Infektologu Tolaj tregon për efektet anësore që ka pasur pas vaksinimit me “AstraZeneca”

Aktuale

Infektologu Tolaj tregon për efektet anësore që ka pasur pas vaksinimit me “AstraZeneca”

Më: 6 prill 2021 Në ora: 21:35
Ilir Tolaj

Infektologu, Ilir Tolaj ka dhënë komentet dhe vlersimet për situatën me covid19, e veçanarisht për vaksinat.

Ai ka thënë se vaksina kineze nuk na duhet, derisa e ka llogaritur se vaksina me të cilën është furnizuar Kosova me një kontigjent modest, AstraZeneca është një prej vaksinave më të sigurta, përcjellë Ballkani.info.

Tolaj po ashtu ka thënë se është vaksinuar me vaksinën, AstraZeneca, dhe se ka pasur për dy ditë efekte anësore, si dhimbje në nyje, por jo më shumë se aq.

Ndryshe Kosova pritet të merr mijëra vaksina nga Astra Zaneca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat