Mushkolaj pas vdekjes së punëtorit: A jep kush përgjegjësi për jetët e humbura

Aktuale

Mushkolaj pas vdekjes së punëtorit: A jep kush përgjegjësi për jetët e humbura

Nga: D.RR Më: 6 prill 2021 Në ora: 21:51
Imer Mushkolaj

Brenda 48 orëve, dy punëtorë të ndërtimtarisë në Kosovë, kanë rënë nga lartësia në vendin e tyre të punës, ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë.

Për këtë ka reaguar analisti politik, Imer Mushkolaj.

Ai ka pyetur se kush jep përgjegjësi për jetët e humbura, teksa ka theksuar se sektori i ndërtimtarisë mbetet më i rrezikshmi për punëtorët e Kosovës.

Postim i tij:

Para dy ditësh një punëtor vdiq, pasi ra nga lartësia e një objekti në “Veternik” të Prishtinës. Sot një tjetër punëtor ra nga një ndërtesë në lagjen "Arbëria", duke pësuar lëndime të rënda. Sektori i ndërtimtarisë mbetet më i rrezikshmi për punëtorët në Kosovë, ndërkohë që ka mungesë të madhe inspektorësh që do t'i mbikëqyrnin kushtet e punës. A jep kush përgjegjësi për jetët e humbura?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat