Reformat në polici sipas Bajqinovcit janë të deomosdoshme, kur dihet se kishte shumë skandale

Aktuale

Reformat në polici sipas Bajqinovcit janë të deomosdoshme, kur dihet se kishte shumë skandale

Më: 7 prill 2021 Në ora: 15:54
Mefail Bajqinovci

Pas zhvillimeve e ndryshimeve të fundit në Policinë e Kosovës ka reaguar edhe anëtari i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje në Kuvendin e Kosovës Mefail Bajqinovci.

Deputeti nga LVV-ja tha se janë normale ndryshimet nëpër institucionet e sigurisë.

Ai shtoi se reformat janë të deomosdoshme sidomos në polici.

"Kemi pa skandale të njëpasnjëshme në këtë institucion dhe askush nuk është larguar apo edhe suspenduar. Duke filluar nga skandalet në krime ekonomike, sektorë të ndryshëm, gradimet janë bërë pa kritere, janë graduar zakonisht këto 20 vjet policët e afërt me pushtetin", tha deputeti Bajqinovci.
 
Antari i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje në Kuvendin e Kosovës, tha se forma e gradimeve duhet të ndryshojë dhe të bëhet sipas punës e jo veç me pyetje.

Deputeti Mefail Bajqinovci, tha se janë graduar persona që kanë pas skandale të mëdha.
 
Sipas tij vetingu do të jetë vaksina më e mirë për spastrimin e elementeve korruptive dhe klaneve të interesit. 

Deputeti nga LVV-ja Bajqinovci, tha se brenda policisë duhet të hetohen edhe tenderët e ndryshëm për blerje duke filluar nga pajisjet e veçanta e deri tek automjetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat