Kjo është përgjigja e Arben Vitisë, pas akuzave nga kryetarët e komunave

Aktuale

Kjo është përgjigja e Arben Vitisë, pas akuzave nga kryetarët e komunave

Më: 7 prill 2021 Në ora: 17:50
Arben Vitia

Ministri i shëndetësisë, Arben Vitia aktualisht është duke mbajtur një konferencë për media.

Mes shumë çështjesh, ai ka folur edhe për akuzat e disa kryetarëve komunalë, që thonin se Vitia vendimin e kishte marrë në mënyrë arbitrare.

Ministri tregoi sesi rrodhi e gjithë ngjarja.

“Me datën 3 Prill, mora një raport nga IKSHPK-ja, e që ishte alarmant, duke u bazuar në të dhëna. Me kryetarët e komunave veçse isha takuar më herët, por ky raport më detyroi që edhe një takim tjetër ta organizojë edhe të dielën, pra të nesërmen e 4 Prillit. Për shkak të fundjavës, e kuptueshme, disa kryetarë nuk morën pjesë, ndërsa ata që morën kishin vërejtjet e tyre, por që nuk kishin propozime të tjera”, tha ndër të tjera Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat