​Gërvalla priti në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë

Aktuale

​Gërvalla priti në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë

Më: 7 prill 2021 Në ora: 18:25
Ministrja Gërvalla, priti sot në një takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Szunyog

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti sot në një takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Szunyog.

Me të ajo diskutoi për zhvillimet e fundit në vend, me përfundimin e suksesshëm të konstituimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Gërvalla ka shfaqur besimin se me përfundimin e këtij procesi janë krijuar mundësitë që institucionet t`i adresojnë të gjitha çështjet, teksa sfidë mbetet përballja me pandeminë dhe efektet e shkaktuara nga ajo.

Gërvalla ka potencuar rëndësinë e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare, për sigurimin e vaksinës për të gjithë qytetarët e Kosovës, në një kohë sa më të shkurtër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat