Mimoza Kusari flet për deputeten që braktisi PDK-në, tregon a kishin kontakte para seancës

Aktuale

Mimoza Kusari flet për deputeten që braktisi PDK-në, tregon a kishin kontakte para seancës

Më: 7 prill 2021 Në ora: 20:49
Mimoza Kusari-Lila

U.d. së shefes së Grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ngul këmbë se me deputeten Adelina Grainca, që la PDK-në për të kaluar në VV, kishte kontakte edhe para seancës për zgjedhjen e presidentes, të dielën mbrëma.

Kusari-Lila në emisionin Desku, tha se Grainca kishte shprehur me kohë pakënaqësinë e saj për trajtimin dhe mungesën e hapësirës në partinë që i takonte.

Grainca mori pjesë në votimin e presidentes në dy rundet e fundit, gjë që ngjalli pakënaqësi të mëdha dhe akuza nga PDK-ja “se ishte blerë”.

“Prej fillimit kur e kemi diskutuar numrin e deputetëve në sallë e kemi pasur të qartë se deputetja e AAK-së Albena Reshitaj ka pasur qëndrim në mbështetje të kandidaturës së zonjës Osmani. Tek rasti deputetes, Grainca kemi pasur komunikim dhe kontakt edhe para procesit të zgjedhjes, kontakt joaktiv, por që e kemi kuptuar që deputetja në fjalë ka pasur pakënaqësitë e saj me procesin zgjedhor me PDK-në. Nuk ka qenë këto oferta, nuk ka pasur asgjë. Mendoj se ajo ka deklaruar vetë dhe nuk mund të flasë në emër të saj, por ajo që ne kemi dëgjuar është që mënyra si është menaxhuar fushata, e dyta, mënyra se si është trajtuar më pas dhe që ajo nuk është ndier si pjesë e grupit parlamentar. Këto kanë qenë argumentet që ne kemi dëgjuar edhe para procesit të zgjedhjes së presidentes”, ka thënë Kusari-Lila.

Sipas saj, më pas ajo është kontaktuar. Një komunikim me të ka pasur edhe vetë Kusari-Lila.

“Çka ka deklaruar PDK-ja nuk është e vërtetë, jam ndier keq kur u zgjodh atë natë presidentja, PDK-ja doli në konferencë dhe u përmendën shifrat, të hollat, janë përmendur pozitat që asgjë prej atyre, as që është diskutuar, nuk ka qenë mënyrë e komunikimit.

E kam pasur edhe unë një bisedë, kërkesë e vetme ka qenë për trajtim në kuadër të grupit parlamentar, mentorimi, ofrimi i hapësirës”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat