PDK sot në ora 13:00 mban konferencë, s’dihet arsyeja

Aktuale

PDK sot në ora 13:00 mban konferencë, s’dihet arsyeja

Më: 8 prill 2021 Në ora: 07:38
Foto ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media.

Kjo konferencë do të mbahet në zyrat e Selisë Qendrore, duke filluar nga ora 13:00.

“Dita: E enjte Vendi: Selia Qendrore e PDK-së Koha: 13:00″, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Kujtojmë se PDK se në seancën plenare ku u zgjodh presidente Vjosa Osmani, prezent për disa minuta në sallë ishin veç kryetari Enver Hoxhaj dhe deputeti Bedri Hamza.

Nga kjo parti së fundmi u largua deputetja Adelina Reçica e cila kaloi në Lëvizjen Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat