Pllana u takua me Drejtoreshën e Departamentit për Ballkanin Perëndimorë

Aktuale

Pllana u takua me Drejtoreshën e Departamentit për Ballkanin Perëndimorë

Më: 8 prill 2021 Në ora: 14:34
Pamje nga takimi

I ngarkuari i përkohshëm me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje, Ambasador Delfin Pllana dhe diplomati Bujar Deskaj janë pritur në një takim nga Iva Kruleva-Drejtoreshë e Departamentit për Ballkanin Perëndimorë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Në këtë takim Ambasadori Pllana, duke falënderuar drejtoreshën Kruleva për pritjen, ka vlerësuar ndihmën e vazhdueshme nga institucionet bullgare në të gjitha proceset që kanë përshkuar shtet-ndërtimin e Republikës së Kosovës.

Në këtë kontekst,  Kruleva, duke bërë një kronologji të asistencës që Bullgaria i ka ofruar Kosovës, ka thënë se Bullgaria vazhdon të jetë e mendimit se njohja e Kosovës dhe dialogu nder fqinjësorë janë alternativa e vetme për  stabilitetit rajonal dhe me gjerë.

Në linjë të bashkëpunimit dypalësh, Ambasadori Pllana dhe drejtoresha Kruleva kanë nënvizuar faktin se më gjithë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në mes dy vendeve, ka akoma potenciale të pashfrytëzuara me theks të veçantë në segmentin ekonomik, të cilat do të thellonin raportet në mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat