Deputeti i LVV-së flet për deputetët që votuan Vjosa Osmanin

Aktuale

Deputeti i LVV-së flet për deputetët që votuan Vjosa Osmanin

Më: 8 prill 2021 Në ora: 20:51
Lëvizja Vetëvendosje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, gjatë një emisioni televiziv ka folur për seancës e Kuvendit ku është votuar Vjosa Osmani, presidente e vendit.

Lidhur me deklarimet e ndryshme se Lëvizja Vetëvendosje ka bërë pazare me disa deputetë për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente, Abrashi ka thënë se një gjë e tillë nuk qëndron.

Tutje ai ka thënë se kanë pasur komunikime me të gjithë deputetët për të kërkuar mbështetje, pasi që siç tha ai një gjë e tillë është praktikë në Kuvendin e Kosovës, për të kërkuar mbështetje.

‘VV nuk bën pazare as me deputetët e as me partitë politike, akuzat e tilla nuk qëndrojnë LVV-ja ka pasur komunikim me të gjithë deputetët pavarësisht partive politike, kërkimi i mbështetjes është praktik në Kuvendin e Kosovës lidhur me vendime të caktuara, ajo që vlen me theksuar është se me vjen mirë se brenda grupeve parlamentare që ka zëra të arsyeshëm që prioritet e kanë interesin e shtetit”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat