Kush e privatizoi tokën e punueshme të Burgut të Dubravës me çmime qesharake?

Aktuale

Kush e privatizoi tokën e punueshme të Burgut të Dubravës me çmime qesharake?

Nga: H.O. Më: 8 prill 2021 Në ora: 21:17
Burgu i Dubraves

Publicisti dhe njohësi i ҫështjeve politike, Idriz Zeqiraj në një prononcim të tij për ‘Bota sot’ ka folur për mundësitë e shfrytëzimit të tokës së Kosovës, në mënyra të ndryshme.

Sipas tij, ka shumë mundësi reale të shfrytëzimit të tokës tonë, e cila është privatizuar e shitur e blerë me shuma qesharake nga zyrtarët e lartë të shtetit.

Njëra nder to sipas tij është edhe toka e Burgut të Dubravës, që siҫ thotë Idrizaj ‘shumë qindra hektarë, tokë të punueshme, shumica e privatizuar, me çmime qesharake’. Andaj sipas tij, ‘regjimi aktual në burgjet e Kosovës, është barrë e rëndë, për buxhetin e lodhur shtetëror, reforma në burgjet tona, duhet të bëhet me ugjencë’.

Prononcimi i plotë:

Mundësitë reale të shfrytëzimit të tokave të konfiksuara

Burgu i Dubravës është i ngritur në ekonominë, fermën bujqësore të dikurshme të saj. Ajo ka shumë qindra hektarë, tokë të punueshme, shumica e privatizuar, me çmime qesharake! Dy kilometra larg, është burimi ujë-shumë i Istogut. Shtrirja gjeografike, favorizon ndërtimin e rezervarëve me ujë të bollshëm. Kjo ekonomi është shpyllëzuar para 65 viteve, ndërsa para 60 viteve, ka filluar sistemi i ujitjes me tubacione, sistem modern.

Ngritja e serave masive, me ngrohje të shpenguar të diellit. Kjo tokë është provuar për rritjen e të gjitha kulturave bujqësore. Pse të blihen e sillën hudhërat nga Kina e largët?! Një organizim dhe angazhim i të burgosurëve në punë, askush nuk duhet t`i konsiderojë si kolkoze sovjetike, komuniste. Por, punë të dobishme për shoqërinë.

Mbajtja e një të burgosuri, është e kushtueshme. I burgosuri, si keqbërës, i çfarëdo natyre qoftë, duhet ta fitojë vetë, jo vetëm bukën e përditshme, por, edhe angazhimin e një personeli të shumtë, kujdestarë të burgut. Rexhimi aktual në burgjet e Kosovës, është barrë e rëndë, për buxhetin e lodhur shtetëror. Reforma në burgjet tona, duhet të bëhet me ugjencë.

Deklarimet e bujshme të qeverisë-Kurti, për verifikimin e pasurive të shtetarëve dhe politikanëve, nëse janë në përputhshmëri me pagat, që marrin dhe pasurinë që shtojnë, kanë dhënë shpresë, se diçka do të ndryshojë. Sepse korrupcioni, hajnia zyrtare, ka dëmtuar shumë nivelin jetësor të qytetarëve të Kosovës. Por, sfida është e madhe, për rrjedhojë, edhe skepticizmi dhe frika e zhgënjimit ekziston. Pasuria e vjedhur, e grabitur, e përfituar paligjshëm, ka për autorë komandantë mujësharë dhe banditër zyrtarë e politikanë mafiozë.

Guximi në hajni i shefave shtetërorë, ka tejkaluar çdo parashikim dhe përmasë! Mënyra e përfitimit është përfide. Në një komunë, jipet hapësirë tokësore, një ndërmarrësi, shtetas gjerman, për ndërtimin e një fabrike, e kontraktuar për të punësuar 500 punëtorë. Bëhet projekti, përgaditët terreni dhe lënda përkatëse ndërtuese.

Papritmas, jashtë kontratës, ndërtuesit i kërkohën 20 milionë euro, para kesh, të gatshme, ose 20 % nga përfitimi prodhues. Biznismeni gjerman refuzon thyerjen e kontratës. Zyrtarët vendorë kontraktojnë, fshehurazi, një firmë, biznismen turk, duke ia dhënë, pa leje, projektin e ndërtimit, të bërë nga gjermani! Gjyqi në Arbitrazh, obligon shtetin të paguajë gjermanin e dëmtuar. Ndërkohë, zyrtarët tanë shpërblehen, dorazi, nga turku, për projektin dhe përgaditjen për punë, të bërë nga kontraktuesi i parë gjerman. Një makro hajni, që nuk ka kush ta ndalojë dhe, aq më pak, ta ndëshkojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat