Zëdhënësi i PDK-së ka një këshillë “miqësore” për atë të Qeverisë

Aktuale

Zëdhënësi i PDK-së ka një këshillë “miqësore” për atë të Qeverisë

Nga: A.Zh Më: 8 prill 2021 Në ora: 23:25
Avni Bytyçi, PDK

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës Avni Bytyçi, i ka reaguar zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziut, pas deklaratës së këtij të fundit rreth punësimeve të familjarëve të Vetëvendosjes në pozita të larta shtetërore.

Bytyçi ia ka dhënë një këshillë “miqësore” Kryeziut, duke i thënë se disa gabime “shihen nga aeroplani” dhe të tillat nuk i mbulon as eleganca e një zëdhënësi, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Bytyçit në Facebook:

Zëdhënësi i Qeverisë Kurti qenka munduar t’i arsyetojë punësimet e familjarëve të VV-së në pozita të larta shtetërore.

Këshillë miqësore nga një zëdhënës tjetër. Disa gabime që shihen nga aeroplan as eleganca e një zëdhënësi nuk i mbulon.

Kështu që suksese në detyrën e re koleg, e ma për toke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat