Shqetësuese: Në Kosovë me të madhe po qarkullojnë para të falsifikuara, ja dëshmia

Aktuale

Shqetësuese: Në Kosovë me të madhe po qarkullojnë para të falsifikuara, ja dëshmia

Më: 9 prill 2021 Në ora: 08:50
Ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për një rast falsifikim të parave në Prishtinë.

Sipas raportit thuhet se ankuesja femër kosovare punëtore në një bankë në rrugën “Bill Klinton” , ka raportuar se gjatë kontrollit të parave ka vërejtur se nga persona të panjohur janë deponuar 23 kartëmonedha secila në vlerë nga 500€, që dyshohet se janë të falsifikuara (23×500 =11.500€ ).

Rasti vazhdon të hetohet.

Ndryshe ditëve të fundit janë raportuar raste të shumta të falsifikimit të parave në Kosovë, policia është duke vazhduar me hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat