Bekim Jashari kujton Agim Ramadanin: Lufta e shenjtë, atdhedashuria, guximi e trimëria e Agimit ishin frymëzim i shumë luftëtarëve

Aktuale

Bekim Jashari kujton Agim Ramadanin: Lufta e shenjtë, atdhedashuria, guximi e trimëria e Agimit ishin frymëzim i shumë luftëtarëve

Nga: N. H Më: 11 prill 2021 Në ora: 14:49
Bekim Jashari

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka kujtuar komandantin e Betejës së Koshares, Agim Ramadani-Katana, në 22 vjetorin e rënies së tij.

Jashari përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se “Lufta e shenjtë, atdhedashuria, guximi e trimëria e Agimit ishin frymëzim i shumë luftëtarëve që vazhduan me përgjegjësi rrugën e tij për çlirim”.

Ja shkrimi i tij:

Sot në 22 vjetorin e rënies heroike, kujtojmë e nderojmë Komandantin e Brigadës 138, Agim Ramadanin, i cili ra në mbrojtje të zonës së lirë të cilin e hapën bashkë me shokët e luftës e idealit me 9 prill 1999.

Lufta e shenjtë, atdhedashuria, guximi e trimëria e Agimit ishin frymëzim i shumë luftëtarëve që vazhduan me përgjegjësi rrugën e tij për çlirim.

Sot kujtojmë e nderojmë edhe dëshmorin Driton Veliu nga Polaci i Skenderajt, i cili ra heroikisht, në frontin e luftës bashkë me komandantin e tij, për të mos vdekur kurrë.

"Mu shterrshin sytë nëse pushoj

Lirinë tënde me ëndërrue

Mallkue qoftë gjaku im

Nëse m’vrasin pa luftue" -Agim Ramadani

Lavdi dëshmorëve të kombit!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat