Rron Gjinovci nuk ndalet me kritika ndaj Qeverisë Kurti

Aktuale

Rron Gjinovci nuk ndalet me kritika ndaj Qeverisë Kurti

Nga: N. H Më: 11 prill 2021 Në ora: 14:59
Rron Gjinovci dhe Albin Kurti

Aktivisti Rron Gjinovci i ka reaguar ashpër zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili tha se masat e reja kundër përhapjes së Covid-19 nuk kanë shkaktuar fluksin e qytetarëve të Kosovës për ta kaluar fundjavën në Shqipëri.

Sipas Kryeziut këtë fundjavë në drejtim të Shqipërisë kanë shkuar rreth 29 mijë qytetarë, ndërsa ka treguar se në prill të vitit 2019, kur nuk kishte pandemi, shtetin shqiptar e kishin vizituar rreth 30 mijë qytetarë. Prandaj, ai thotë se masat janë vendosur për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

E, lidhur me këtë deklaratë të zyrtarit të qeverisë së Kosovës, e ka bërë një shkrim të shkurtër aktivisti Gjinovci.

Ai Qeverinë Kurti 2 e ka quajtur si jo kreative, ndërsa e ka krahasuar këtë të fundit me qeverinë e kaluar të Avdullah Hotit.

Ja shkrimi i Gjinovcit:

Problemi është që masat s’prodhojnë sen përveç varfërisë. Tung e keni!

Jo kreativë edhe pikë.

Sa i përket pandemisë:

Qeveria Hoti = Qeveria Kurti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat