​Detaje të reja për vrasjen në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari për vrasjen e 27 vjeçarit

Aktuale

​Detaje të reja për vrasjen në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari për vrasjen e 27 vjeçarit

Më: 17 prill 2021 Në ora: 16:12
Mitrovicë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje tjera lidhur me plagosjen e tre personave në Tregun e “gjelbër”, në Mitrovicë, ku si pasojë ka humbur jetën viktima me inicialet V. F., 27 vjeçar.

Policia thotë se sot rreth orës 11:30, policia në Mitrovicë, ka pranuar informatën për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Adem Voca’ përkatësisht në Tregun e gjelbër’ në Mitrovicën e Jugut.

“Me të pranuar informacionin, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se në rast ishin përfshirë katër persona civil, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar, tre persona ishin plagosur të cilët me urgjencë janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Ndërkohë nga autoritetet spitalore është raportuar se njëri nga të plagosurit, viktima V. F., 27 vjeçar, si pasojë e plagëve kishte vdekur, ndërsa dy të plagosurit tjerë vazhdojnë të jenë në tretman mjekësor. Personi i dyshuar i cili dyshohet të ketë shtënë me armë është arrestuar, të njëjtit po ashtu i është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në komunikatë.

Nga hetimet e zhvilluara deri më tani, njeri nga të lënduarit ka marrë plagë aksidentalisht.

“Ndërsa në vendin e ngjarjes pas ekzaminimeve të kryera, hetuesit policorë si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar një armë (pistoletë), tri gëzhoja dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin. Ndaj te dyshuarit Sh. A., 35 vjeçar, me vendim te prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në drejtim zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale: vrasje e rëndë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, thuhet në komunikatë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat