Miftaraj: Për këta votues të VV-së kam mirëkuptim, por jo për ata që nga PDK-ja dhe LDK-ja kanë kaluar në këtë parti

Aktuale

Miftaraj: Për këta votues të VV-së kam mirëkuptim, por jo për ata që nga PDK-ja dhe LDK-ja kanë kaluar në këtë parti

Nga: N. H Më: 18 prill 2021 Në ora: 15:29
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi përmes një shkrimi në Facebook, thotë se ka mirëkuptim ku ofendojnë votuesit besnik të VV që kanë punuar me shumë përkushtim, në shi dhe në borë për shumë vite.

Mirëpo, ata që së fundi kanë kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje dhe kanë shfrytëzuar shtetin në maksimum në emër të PDK dhe LDK, Miftaraj thotë se këta të fundit i sheh më shumë si zvarranikë.

Ja shkrimi i tij:

Votuesit besnik të VV që kanë punuar me shumë përkushtim, në shi dhe në borë për shumë vite që me ardh në pushtet partia e tyre, përnjëmend i respektoj dhe i mirëkuptoj edhe kur kritika e tyre kalon në ofendim dhe sharje.

Lojaliteti i tyre ndaj asaj që besojnë është për t’u admiruar.

Ama do që kanë kalu vonë në VV, e kanë shfrytëzu shtetin në maksimum në emër të PDK dhe LDK, ose disa që profesion e kanë pas me mbajt çanta të shefave vetëm e vetëm me udhëtu nëpër Bruksel, rrallë në Berlin e Vjenë e më mbajnë moral pse është e mirë VV, shumë me shkojnë nerva, bukur shumë i shoh edhe si zvarranikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat