Ja çka po paralajmëron ish-këshilltari i Kurtit, pas “sulmit” të mediave kundër Konjufcës

Aktuale

Ja çka po paralajmëron ish-këshilltari i Kurtit, pas “sulmit” të mediave kundër Konjufcës

Nga: A.Zh Më: 19 prill 2021 Në ora: 14:12
Glauk Konjufca dhe Albin Kurti

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Driton Tali, ka kërkuar të vendosen standarde të reja profesionale në skenën mediale të Kosovës.

Ai ka thënë se ndryshimet pozitive duhet të fillojnë nga Radio Televizioni i Kosovës, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Qeveria e re nuk duhet të sillet si “regjimi i vjetër” ndaj RTK-së.

Reagimi i Talit në Facebook:

Skenës mediale të Kosovës i duhen standarde të reja profesionale.

Këto standarde mund të imponohen duke bërë së pari ndryshime pozitive në RTK.

Duhet të jemi të kujdesshëm, nuk guxojmë të sillemi si "regjimi vjetër" ndaj RTK-së.

Pastaj, ndryshimet pozitive në RTK, do ja imponojnë standardet edhe këtyre fare mediave private të çoroditura.

Reagimi i Talit vjen pas akuzave të kryeparlamentarit Glauk Konjufca ndaj disa mediave në Kosovë, që sipas tij mbrëmë e sulmuan qëllimshëm me anë të një fotografi të 17 shkurtit për t’ia mveshur një darkë të “pa qenë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat