​Tahiri për dialogun me Serbinë: S’duhet të ketë kompromise që cenojnë funksionimin e Kosovës

Aktuale

​Tahiri për dialogun me Serbinë: S’duhet të ketë kompromise që cenojnë funksionimin e Kosovës

Më: 20 prill 2021 Në ora: 13:43
Abelard Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri është shprehur kundër kompromiseve ndaj Serbisë që do ta cenonin funksionalizimin e Kosovës.

Duke komentuar letrën e presidentit të ShBA-së, Joe Biden dërguar presidentes Vjosa Osmani, ku mes tjerash përmendet edhe nevoja për kompromis, Tahiri kërkoi koordinim më të ngushtë me ShBA-të, derisa tha se nuk beson se të njëjtit do t’i kërkojnë të bëjnë kompromise Kosovës që e cenojnë sovranitetin e vendit.

Tahiri: Nuk duhet të ketë kompromise që cenojnë funksionimin e Kosovës

“Republika e Kosovës mendoj që në asnjë rrethanë nuk duhet të bëjë asnjë kompromis e cila do të cenonte funksionalizimin e saj. Është temë e rëndësishme dhe kjo që kemi arrit deri më sot, e kemi arritur më mbështetjen e fuqishme të Amerikës dhe i jemi përjetësisht mirënjohës. Në radhë të parë nuk besojmë asnjëherë se SHBA-të do t’i kërkojnë Kosovës të bëjnë kompromise që e cenojnë sovranitetin tonë. Pra koordinimi i ngushtë në këtë proces e shohim si diçka tejet të rëndësishëm dhe jetike për Kosovën”, tha ai.

Kurse, shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se vendi ynë ka bërë kompromise të më hershme, gjë që tash duhet të ndodhë vetëm njohja reciproke me Serbinë

Tahiri: Nuk kemi çka të bëjmë kompromise të tjera

“Kompromiset kanë ndodhur në procesin e Ahtisarit dhe proceset tjera. Nuk kemi çka të bëjmë kompromise të tjera, përveç njohjes reciproke ndërmjet dy vendeve”, tha ai.

Këto komente, ata i bën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat