Lumezi lëshon udhëzim për prokurorët që të mos detyrojnë gazetarët t’i tregojnë burimet

Aktuale

Lumezi lëshon udhëzim për prokurorët që të mos detyrojnë gazetarët t’i tregojnë burimet

Më: 21 prill 2021 Në ora: 10:23
Aleksandër Lumezi

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim pune Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, për të adresuar ngjarjet e fundit lidhur me mbrojtjen e burimeve të gazetarisë nga hetimet penale.

Kryeprokurori i Shtetit dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë janë të përkushtuar për të siguruar që prokuroria dhe policia të mbrojnë parimet e lirisë së shtypit dhe të respektojnë në tërësi Ligjin për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarisë, i cili mbron burimet e informacionit.

Gjithashtu, Kryeprokurori i Shtetit ka lëshuar udhëzim detyrues për të gjithë prokurorët, i cili është ndarë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, ku detyrohen prokurorët që të shmangin ndërmarrjen e çfarëdo veprimi hetimor ndaj mediumeve apo gazetarëve, që në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarisë do t’i detyronte gazetarët apo profesionistet e tjerë të medias të zbulojnë burimet e informacionit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat