Ngritet alarm nga Zyra e Kryeministrit: Vendimet dhe emërimet e nënshkruara nga Kurti, po rrjedhin në mënyrë të organizuar

Aktuale

Ngritet alarm nga Zyra e Kryeministrit: Vendimet dhe emërimet e nënshkruara nga Kurti, po rrjedhin në mënyrë të organizuar

Nga: A.Morina Më: 22 prill 2021 Në ora: 16:12
Kryeministri Albin Kurti

Qeveria e Republikës së Kosovës dje ka publikuar në faqen zyrtare vendimet e dala nga mbledhja e 21 prillit. Megjithatë në një prej vendimeve, duket se është bërë një gabim teknik, meqë tek njëri dokument, në fund figuron emri i ish-kreut të Qeverisë, Avdullah Hotit, derisa nënshkrimi është vendosur nga kryeministri Albin Kurti .

Pas publikimi të këtij vendimi, ka reaguar Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i cili tha se kabineti i Kryeministrit Albin Kurti po sfidohet me disa individ të panjohur. Kurse, në lidhje me vendimin e publikuar, tha se ai është përmirësuar menjëherë dhe dokumenti i përmirësuar është protokolluar.

“Në lidhje me vendimin nga mbledhja e fundit, ai është përmirësuar menjëherë. Dokumenti i përmirësuar është protokolluar, por megjithatë shkresa e vjetër, para se të asgjësohet, është publikuar nga adminstrata. Administrata duhet t’i shërbejë kryeminsitrit të shtetit, jo ta luftojë atë”, shkroi Kryeziu në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Që nga fillimi kryeministri Kurti dhe kabineti i tij sfidohen nga individë ende të panjohuar nga adminsitrata e Zyrës së Kryeministrit. Vendimet dhe emërimet e nënshkruara nga ai, shpesh, vazhdimisht dhe në mënyrë të organizuar rrjedhin në media para se të ndahen me zyrtarë të brendshëm, dhe madje përgatiten shkresa me gabime teknike. Kapësit politikë të shtetit i kemi larguar me 14 shkurt dhe 22 mars, por sigurisht se ka shumë të tillë nëpër zyrat e shtetit.

Në lidhje me vendimin nga mbledhja e fundit, ai është përmirësuar menjëherë. Dokumenti i përmirësuar është protokolluar, por megjithatë shkresa e vjetër, para se të asgjësohet, është publikuar nga adminstrata. Administrata duhet t’i shërbejë kryeminsitrit të shtetit, jo ta luftojë atë.

Image
Vendimi i publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së Republikës së Kosovës

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat