Kiçmari: Ideja e ndryshimit të kufijve nuk do të ketë mbështetje

Aktuale

Kiçmari: Ideja e ndryshimit të kufijve nuk do të ketë mbështetje

Më: 22 prill 2021 Në ora: 18:04
Sabri Kiçmari

Sabri Kiçmari, drejtor i Akademisë Diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ka deklaruar se ideja e ndryshimit të kufijve ka përfunduar dhe nuk do të ketë mbështetje.

Ai ka thënë se ide të tilla shkaktojnë shqetësime serioze dhe mund të përfundojnë me luftëra.

“Kjo ka përfunduar si debat dhe nuk pres të ketë mbështetje. Idetë e tilla shkaktojnë shqetësime serioze dhe dihet që mund të përfundojë me luftëra të reja për territor. Ballkani është aq plural në kontestin e krahinave me shumicë etnike, sepse secili shtet ka disa komuna ku një grup etnik përbën shumicën në raport me vendin, dhe kjo situatë do të shkaktonte një problem të madh në rajon dhe në stabilitetin e Evropës”, ka deklaruar ai.

Përndryshe, ai ka mirëpritur deklaratat e ministrit të Jashtëm gjerman, Heiko Maas, i cili po qëndron në Kosovë.

Maas u shpreh se ideja e ndryshimit të kufijve është e rrezikshme dhe jorealiste.

“Me këtë rast dua të nënvizoj qartë që idetë për vizatim të vijave në harta ne i konsiderojmë jorealiste dhe shumë të rrezikshme. Jam i lumtur që përpjekja e fundit shpejt të futet në sirtar dhe përfundimisht të jetë një dosje e së kaluarës”, tha Maas.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat