Publikoi listën e kompanive që përfituan nga Qeveria Hoti, Muratin e pret edhe kjo detyrë e rëndësishme

Aktuale

Publikoi listën e kompanive që përfituan nga Qeveria Hoti, Muratin e pret edhe kjo detyrë e rëndësishme

Nga: P.R Më: 22 prill 2021 Në ora: 20:07
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka publikuar listën e kompanive në Kosovë që përfituan nga Fondi i Rimëkëmbjes Ekonomike nga Qeveria Hoti.

Por pas publikimit të kësaj liste, Drejtori i Institutit Epik, Demush Shasha ka thënë se Muratin e pret edhe një detyrë tjetër.

“Pas publikimit të kësaj liste Hekurani tani ka një detyrë tjetër edhe më të rëndësishme. Obligimi që ai tash ka është të na tregoj si do e korrigjoj këtë katrahurë financiare. Pra, sa më shpejt ai duhet me na tregu qysh ka mu duk lista e top 50 përfituesve të fondeve të pandemisë nën udhëheqjen e tij”, shkruan në faqen e tij në facebook, Drejtori i Institutit Epik, Demush Shasha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat