Ftesa për Veton Surroin dhe Blerim Shalën nga Albin Kurti, reagon ashpër Haki Abazi

Aktuale

Ftesa për Veton Surroin dhe Blerim Shalën nga Albin Kurti, reagon ashpër Haki Abazi

Nga: P.R Më: 23 prill 2021 Në ora: 21:56
Haki Abazi

Gjatë ditës sotme është publikuar lajmi se kryeministri Kosovës, Albin Kurti ka ftuar që të jenë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi publicistin Veton Surroi, si dhe ish-koordinatorin politik në bisedimet me Beogradin në Bruksel, Blerim Shalën.

E i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi.

“Roli i Blerim Shales në dialogun e udhëhequr nga Hashim Thaçi, ka qenë joproduktiv dhe në përkrahje të degradimit të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës. Procesi i deritanishëm i dialogut ka prodhuar dëme vështirë të riparueshme, e ka dobësuar pozitën negociuese të Kosovës, dhe ka krijuar rrethana të favorshme për Serbinë”, ka shkruar Abazi, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, në dialog nuk duhet të marrin pjesë njerëzit pa legjitimitet qytetarë.

“Në asnjë mënyrë nuk duhet të aplikohet mendësia e vjetër e aq me pak të sigurohet pjesemarrje pa legjitimitet qytetarë në nje proces kaq jetik të individëve që kanë kontribuar në rezultatet negative të shtetndërtimit në dekadën e kaluar”, ka shkruar deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, i cili gjatë qeverisë Kurti I kishte postin e Zëvendëskryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat