Bekim Jashari: Po, Adem Jashari e Hamëz Jashari kanë mbajtur Ramazan

Aktuale

Bekim Jashari: Po, Adem Jashari e Hamëz Jashari kanë mbajtur Ramazan

Më: 23 prill 2021 Në ora: 22:35
Bekim Jashari

Kryetari i Komunës së Skenderajt dhe biri i Hamëz Jasharit, Bekim Jashari, në një intervistë i ka dhënë fund debatit nëse komandanti legjendar, Adem Jashari agjëronte Ramazanin.

Bekim Jashari ka thënë se Ademi dhe Hamza mbanin Ramazan, por ka pasur raste kur edhe nuk kanë mbajtur Ramazan.

“Kanë mbajtur Ramazan, ka pasur raste kur nuk kanë mbajtur Ramazan”, ka thënë Jashari.

Kujtojmë se, një debat i madh rreth kësaj çështje u nis nga një deklaratë e hoxhës, Osman Musliu, i cili në një intervistë tha se Adem Jashari gjatë sulmit të vitit 1998 kur i është ofruar ta ndezë një cigare, nuk e ka bërë këtë, duke thënë  se e bën këtë në iftar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat