“Mbante familjen me lëmoshë”, aktori i njohur me fjalë prekëse për 13-vjeçarin që u gjet i vdekur në dhomën e gjumit

Aktuale

“Mbante familjen me lëmoshë”, aktori i njohur me fjalë prekëse për 13-vjeçarin që u gjet i vdekur në dhomën e gjumit

Më: 24 prill 2021 Në ora: 12:00
Jeton Zogjani

Aktori Jeton Zogjani ka treguar historinë e njohjes me 13-vjeçarin që u gjet i vdekur në dhomën e gjumit nga babai i tij në Fushë Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Zogjani ka thënë se ai ishte njëlloj kryefamiljari që mbante familjen duke kërkuar lëmoshë.

Ai ka treguar se edhe pse në moshë të re, ai ia paguante nënës së tij ratën kreditore e edhe rrymën.

“Elmedini vete ishte 13-14 vec, femi pa femijeri  Elmedin ja pagunte nenes se ti edhe raten kreditore, edhe rrymen kur ja qkyqshin, per Elmedin ishte brenge se si me rikyqe, mos te harrojme krejt keto ende pa i mbush 12 vec!”, ka shkruar Zogjani.

Ndryshe, përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Instituin e Mjekësisë Ligjore për obduskion.

“Fushë Kosovë 23.04.2021 – 06:50. Ankuesi mashkull ka raportuar se ne dhomën e gjumit ka gjetur pa shenja jete djalin e tij viktimën mashkull. Në vendin e ngjarjes kanë daë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Postimi i tij i plotë:

 

Si u njjohem me Elmedinin? Ne lokalin tim, Elmedini vinte shume shpesh, ishte shume i ri, diku rreth moshes 7-8 vjec....

Posted by Jeton Zogjani on Saturday, 24 April 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat