Vrasja në Pejë, zbulohet çfarë ishin mes vete viktima dhe i dyshuari

Aktuale

Vrasja në Pejë, zbulohet çfarë ishin mes vete viktima dhe i dyshuari

Më: 24 prill 2021 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Sot rreth orës 14:30 ka ndodhur një vrasje në fshatin Novosellë të Pejës.

Raportohet se shkak i kësaj vrasje ka qenë prona.

I dyshuari për këtë akt është Faton Brahimaj, për të cilin thuhet se ka qenë i armatosur me AK47.

Pas plagëve të rënda, i vdekur ka mbetur Bashkim Brahimaj.

Mësohet se viktima dhe i dyshuari për vrasjen ishin kushërinj shumë të afërt me njëri- tjetrin.

Lidhur me rastin në fjalë, detaje shtesë kanë dhënë edhe nga policia e Kosovës.

“14:40 minuta policia ështyë njoftu për një vrasje në fshatin Novosellë. Me të arritur policia ka hasur në një trup të shtrirë dhe është kërkuar emergjenca e spitalit, mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Rasti vazhdon të jetë ende nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat