Ramush Haradinajt i mungojnë dasmat, fton qeverinë t'i lejojë ato

Aktuale

Ramush Haradinajt i mungojnë dasmat, fton qeverinë t'i lejojë ato

Më: 26 prill 2021 Në ora: 14:42
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka diskutuar për menaxhimin e Pandemisë nga Qeveria Kurti.

Ai i ka bërë thirrje qeverisë që ta sigurojnë sa më shpejtë vaksinat dhe deri në atë kohë lë të ju japin terapinë falas pacientëve që janë të prekur me Covid-19.

Haradinaj po ashtu bëri thirrje që të ketë një plan për lehtësira fiskale si dhe mos të ju zbriten shtesat pensionistëve dhe profesionistëve që janë në vijën e parë të frontit.

‘Është shumë i rëndësishëm ky diskutim i sotëm. Qeveria të fokusohet te sigurimi i vaksinave. Te vaksinat e sigurta, e jo të ketë dyshime të to dhe mos të ketë vonesa.

Deri sa të arrini të i siguroni vaksinat, mundohuni që terapinë ta jepni falas për pacientët me Covid, sepse ka një kosto të lartë terapia.

E shoh të rëndësishme se në këtë kohë pandemie të bëhet kujdes edhe me pandeminë. Pra, vazhdoni siguroni pako financiare për të prekurit nga kriza ekonomike në vazhdimësi. Sa të zgjatë pandemia, të kemi një plan të vazhdueshëm të pakove financiare. Po ashtu të kemi një plan për lehtësira fiskale dhe nxitje për bizneset për ti ruajtur vendet e punës apo edhe për të hapur vende të reja të punës. Ndalni menjëherë presionet ndaj bizneseve edhe gjobat ndaj qytetarëve sepse nuk është një  praktikë e duhur në kohë krize ekonomike dhe vështirësie. Merrni kredi të buta dhe mos lejoni zbritjen e pagave, pensioneve apo siç vepruar së fundmi edhe zbritjen e shtesave për pensionistëve por edhe për profesionistët tjerë që janë në front dhe përballen me pandeminë çdo ditë. Pra mos lejoni të zbriten këto shtesa. Legalizoni të gjitha tregjet që sjellin të hyra në buxhet dhe që krijojnë vende të reja të punës, të cilat e forcojnë buxhetin në këtë kohë krize. Përkrahni komunat, mos ju hiqni projektet komunave. Keni vepruar keq, keni filluar me i ndërpre projektet e tyre zhvillimore kapitale të investimeve. Mos e bëni këtë do të shkatërroni zingjirë të krizës ekonomik’, tha Haradinaj.

Krejt në fund Haradinaj kërkoi të hiqet ora policore si dhe të hapet gastronomia.

‘Hapeni gastrominë, lejoni sallat e mëdha çdo sallë edhe ajo e dasmave nuk është më e madhe se kjo sallë nuk hynë më shumë njerëz se në këtë sallë. Hapeni sallat, po me masa mbrojtëse. Po ashtu hiqeni orën policore, po ju vështirëson jetën njerëzve. Ju lutem shumica e këtyre masave nuk kanë kosto, pra janë kryesisht fokusim në punën e juaj në atë që e keni kërkuar besimin dhe ju ka dhënë populli i Kosovës’, përfundoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat