Qeveria e Kosovës e përkrah BKS-në për marrëveshje me Byronë e Sigurimit të Malit të Zi

Aktuale

Qeveria e Kosovës e përkrah BKS-në për marrëveshje me Byronë e Sigurimit të Malit të Zi

Më: 27 prill 2021 Në ora: 09:29
Pamje nga takimi

Qeveria e Kosovës përkrah iniciativën e Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) për marrëveshjen me Byronë Nacionale të Sigurimit të Malit të Zi.

Me ftesë të zëvendëskryeministres së Qeverisë së Republikës së Kosovës Emilja Rexhepi, është mbajtur takim me drejtorin Ekzekutiv të Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku, ku është diskutuar lidhur me iniciativën e Byrosë Kosovare të Sigurimit për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me Byronë Nacionale të Sigurimeve të Malit të Zi, lidhur me njohjen reciproke të policave të sigurimit për të dy shtetet. 

Zëvendëskryeministrja Rexhepi, me bashkëpunëtorët e saj, ka shprehur përkrahjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës daj Byrosë Kosovare të Sigurimit në proceset e përfaqësimit të institucionit në mundësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve të dy shteteve pa qenë të detyruar në blerjen e sigurimit kufitar të ndërsjellë, deri në anëtarësimin e plotë në Këshillin e Byrove në Bruksel. Gjithashtu, në takim është diskutuar për formalizimin e grupit punues nga Qeveria e Republikës së Kosovës referuar çështjes së plotësimit të parakushteve të tjera të anëtarësimit si më sipër, me theks të veçantë trajtimin e çështjes së mjeteve motorike të paregjistruara e të pasiguruara, si një ndër kriteret kryesore për t’u plotësuar”, ka shkruar Rexhepi në “Facebook”.

Kurse, drejtori ekzekutiv i BKS-së, Sami Mazreku njoftoi Zëvendëskryeministren Rexhepi se Byroja Kosovare e Sigurimit në ditët në vijim do të marrë vendim për përkrahjen e Policisë së Kosovës me pajisje të avancuara teknologjike për identifikimin e mjeteve motorike pa regjistrim dhe sigurim, si dhe domosdoshmërinë e trajtimit të çështjes së kushtëzimeve të pagesës së taksave komunale dhe të tjera për regjistrimin e mjeteve motorike në vend, të cilat do të trajtohen në mënyrë institucionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat