Michel në telefon me Kurtin, flasin për dialogun

Aktuale

Michel në telefon me Kurtin, flasin për dialogun

Më: 27 prill 2021 Në ora: 12:06
Charles Michel

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai në Twitter ka theksuar se pret që të punojnë së bashku edhe në avancimin e procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

“Sapo kam folur me kryeministrin Albin Kurti dhe e ka përgëzuar atë për mandatin e tij të fortë për të forcuar sundimin e ligjit në Kosovë”.

“Presim të punojmë së bashku edhe në avancimin e dialogut Beograd-Prishtinë”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat