Ligjëruesi i Parisit: Shqipëria s’kaloi as këtë herë, dRama vazhdon dhe shpresa shuhet

Aktuale

Ligjëruesi i Parisit: Shqipëria s’kaloi as këtë herë, dRama vazhdon dhe shpresa shuhet

Nga: G.B Më: 27 prill 2021 Në ora: 14:09
Nezir Kraki

Ligjëruesi i Parisit, Nezir Kraki, ka reaguar për zgjedhjet në Shqipëri, derisa ka thënë se ajo nuk kaloi as këtë herë, pasi bandat ia thyen rrugën dhe tani vazhdon dRama dhe shpresa shuhet, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nga nesër, Kosova dhe shqiptarët kudo qofshin, nuk duhet të llogarisin më në këtë Shqipëri, derisa ka thënë se Kosova duhet të bëhet gati për rolin e saj të ri në Ballkan, atë të koordinimit dhe avancimit të fatit shqiptar dhe të vizionit strategjik afatgjatë të kombit.

Postimi i tij i plotë:

D.m.th, Shqipëria s’kaloi as këtë herë.

Në fakt Shqipëria po kalonte por bandat ia thyen rrugën.

Tash dRama vazhdon dhe shpresa shuhet.

Nga nesër, Kosova dhe shqiptarët kudo qofshin, nuk duhet të llogarisin më në këtë Shqipëri. Kjo Shqipëri është kthyer tashmë në pengesën kryesore të faktorizimit dhe avancimit të shqiptarëve në Ballkan. Me këtë Shqipëri s’mund të ketë as bashkim as gëzim as vajtim se asnjë njëri normal s’mund të pranojë bashkim, gëzim e vajtim me banda kriminale që dhunojnë esencën e demokracisë - lirinë e zgjedhjes dhe shkelin mbi përpjekjet shekullore të një populli.

Pra, fiks në 4 vjeçarin më shpresëdhënës për shqiptarët dhe forcimin e tyre falë ndryshimit në Amerikë dhe rikthimit të shpresës në Kosovë, Shqipëria e huq edhe këtë moment, edhe këtë shans historik.

Prandaj propozoj që ta mbyllim ciklin e zisë dhe të pajtohemi që Shqipëria s’kaloi, kaluan bandat.

Ndërkohë, Kosova duhet të bëhet gati për rolin e saj të ri në Ballkan, atë të koordinimit dhe avancimit të fatit shqiptar dhe të vizionit strategjik afatgjatë të kombit. Se na duhet të paktën një shtet normal në këtë dreq shekulli që nisi mbarë e po vazhdon mbrapsht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat