Çka janë ‘non-paperat’, dokumentet që lanë pa gjumë shqiptarët qe një muaj?

Aktuale

Çka janë ‘non-paperat’, dokumentet që lanë pa gjumë shqiptarët qe një muaj?

Më: 27 prill 2021 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Dy “Non-Papera” për një muaj i kanë ndërruar kushtetutën, kufijtë dhe fatin Kosovës. Njëri që thuhet të jetë përgatitur nga kabinetet qeveritare në Slloveni e Hungari, dhe tjetri nga diplomatë në Francë e Gjermani. Por, çka janë Non-Paperat dhe pse qytetarët e Kosovës duhet të kenë vëmendje të shtuar për këto ngjarje që po përgatiten mbi kurrizin e tyre?

Në Non-Paperin e parë, Kosova e humbte Pavarësinë dhe një pjesë të territorit [në komunat me shumicë serbe] dhe i bashkohej Republikës së Shqipërisë – si një zgjidhje përfundimtare e të gjitha konflikteve të ngrira në rajon.

Në Non-Paperin e dytë, që duket më pak ambicioz, shuhen apetitet e Serbisë për t’i gllabëruar Kosovës me pavarësi, me sovranitet e me një pjesë territori – pa i dhënë asgjë në këmbim, madje as njohjen [por thjesht respektimin, e që praktikisht mund të nënkuptojë ndaljen e fushatës së çnjohjeve].

Në përkthimin bukfal të fjalës, në shqip, ajo bën si “jo-letër”, domethënë një “jo-letër” diplomatike por që megjithatë është e hedhur në letër.

Në gjuhën frënge, këto dokumente njihen si “Aide-mémoire”. Ajo nënkupton një përkujtues të memorandumit, të marrëveshjeve, veçanërisht një dokument që i shërben këtij qëllimi”.

Në marrëdhëniet ndërkombëtare, një non-paper është një marrëveshje e propozuar apo tekst i negociuar që qarkullon jo-formalisht mes delegacioneve për diskutim. Ai nuk ka burim të identifikuar, titull, apo atribut.

Këto non-papera publikohen zakonisht për ta testuar pranueshmërinë e propozimeve apo për të draftuar kontrata mes palëve të përfshira, në këtë rast mes Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat