Ambasada Amerikane vjen me një reagim rreth dialogut Kosovë-Serbi

Aktuale

Ambasada Amerikane vjen me një reagim rreth dialogut Kosovë-Serbi

Më: 27 prill 2021 Në ora: 16:12
Ambasada Amerikane

Ambasada Amerikane në Kosovë ka shpërndarë komunikatën e plotë të Departamentit të Shtetit, në të cilën thuhet se shteti amerikan mbështet marrëveshje të përqenduar në njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.

Ambasada Amerikane përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se “do të punohet me Serbinë dhe Kosovën për të zbatuar angazhimet e tyre me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve”.

Ne mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE dhe inkurajojmë palët që të angazhohen përsëri në këtë proces me një ndjenjë urgjence për të adresuar çështje teknike dhe politike. Ne do të punojmë me Serbinë dhe Kosovën për të zbatuar angazhimet e tyre në Uashington në mbështetje të qëllimit të normalizimit të plotë.”, thuhet në njoftimin e publikuar.

Ndryshe, DASH, ka përmendur një sërë cështjesh për Ballkanin, e një ndër to edhe dialogun Kosovë – Serbi, për të cilin tha se e mbështetë një marrëveshje të përqendruar në njohje reciproke.

Ndryshe, Departamenti i Shtetit Amerikan, thotë se SHBA është e gatshme ta mbështesë punën drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të përqendruar në njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.

Departamenti i Shtetit Amerikan ka lëshuar deklaratë sot, më 27 prill, kur edhet kryeministri i Kosovës Albin Kurti udhëton për në Bruksel dhe atje do të takohet me krerët e institucioneve të BE-së.

DASH, ka përmendur një sërë cështjesh për Ballkanin, e një ndër to edhe dialogun Kosovë – Serbi, për të cilin tha se e mbështetë një marrëveshje të përqendruar në njohje reciproke.

“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin punën drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të detyrueshme të normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë, e përqendruar në njohjen reciproke, që hedh bazat e një bashkëpunimi dhe prosperiteti të qëndrueshëm. Ne mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE dhe inkurajojmë palët që të angazhohen përsëri në këtë proces me një ndjenjë urgjence për të adresuar çështje teknike dhe politike. Ne do të punojmë me Serbinë dhe Kosovën për të zbatuar angazhimet e tyre në Uashington në mbështetje të qëllimit të normalizimit të plotë.”, thuhet në shkrim.

Gjithashtu, thuhet se SHBA është e përkushtuar për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt integrimit evropian dhe anëtarësimit në institucionet kryesore evropiane dhe euro-atlantike.

“Ne jemi duke punuar me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët tanë evropianë për të avancuar qeverisjen, sundimin e ligjit dhe reformat anti-korrupsion – si dhe promovimin e mediave të pavarura dhe shoqërive të gjalla civile – që do të përforcojnë perspektivën evropiane të rajonit dhe avancojnë drejt qëllimit të përgjithshëm të një Evrope të tërë, të lirë dhe në paqe.”, thuhet më tej.

Departamenti i Shtetit Amerikan gjithashtu përmend spekulimet për ndryshime të kufinjve, për të cilat thotë se janë të rrezikshme sepse nxisin paqëndrueshmëri në rajon.

“Siç kemi parë, spekulimet e padrejta të kohëve të fundit në lidhje me ndryshimin e kufijve në Ballkan përgjatë vijave etnike rrezikojnë të nxisin paqëndrueshmërinë në rajon dhe evokojnë kujtime të tensioneve të kaluara. Një e ardhme e qëndrueshme, e prosperuar për Ballkanin Perëndimor duhet të bazohet në qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, demokracinë multi-etnike dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore.”, thuhet më tej.

Deklarimi i DASH, thotë se SHBA-ja është e përkushtuar që të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor të thellojnë partneritetin e tyre ekonomik e rajonal, të arrijnë qëllimet klimatike, t’i kundërvien detyrimit energjetik të Rusisë përmes diversitetit dhe zhvillimit të energjisë së pastër dhe luftimit të korrupsionit, krimit të organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat