“Edhe këtë rol e…”, Çun Lajçi kthehet në sheshxhirim pasi u shërua nga COVID-19

Aktuale

“Edhe këtë rol e…”, Çun Lajçi kthehet në sheshxhirim pasi u shërua nga COVID-19

Më: 27 prill 2021 Në ora: 16:13
Çun Lajçi

Aktori pranoi një rol në film pasi u shërua nga COVID-19.

Aktori Çun Lajçi ka pak kohë që ka konfirmuar se është shëruar nga koronavirusi.

Ai përmes disa postimeve në rrjete sociale ka treguar se kishte simptoma të rënda të virusit, por tani po shërohet.

Në postimin e fundit, aktori tregoi se së fundi pranoi një ofertë për një rol, të cilin fillimisht nuk deshi ta pranojë.

Ai tha se virusi e ka lodhur andaj nuk mund ta marrë rolin, por më pastaj, atë e bindën dhe e mori rolin.

Lajçi thotë se më 9 maj fillon transmetimi i filmit të shkurtër, teksa e përfundon letrën me fjalët “Edhe ket film e…”.

Postimi i plotë:

“Edhe qet rol e…!

M’thirri Doresa Rexha, me t’cilën kisha luejt në nji film të shkurtë, shumë vite para!

Jam aktorja e Rexhajve t’Gjakovës, tha tue qesh, andej telefonit.

Mua me mbërtheu kolla dhe mënzi fola:

Vendose masken, se t’përpiu virusi n’spërkalat e mia! Qeshi ajo, unë jo, se nuk m’la kolla!

E shprehu gëzimin që covidin e përballova, pastaj foli pse m’kishte thirrë.

I kemi xhirua 5 episodë t’kohës se pasluftës, dhe kanë mbetë edhe 5 t’viteve 90-dheta. Rexhisori të sheh ty ne rolin e Mixhës Zekë, atdhetarin e Lëvizjës Qëndresa!

Moj e mirë i thashë. S’e ke idenë sa u gëzova, sepse shumë vite ka, pa ua ndëgjua t’paktën zanin, kolegëve me t’cilët luejta role e role! Faleminderit por nuk mundem!

Vrusi ka hallakatë shumë n’zgurin tim, e përveç shpresës, duket se ka marrë shumëçka.

Mua me mbërtheu kolli, ajo u pikëllua dhe e mbylli telefonin.

Mbas dy ditësh erdhi n’Dardani me Valter Lucin, rrexhisorin!

Jaran m’tha, a di çfarë roli bane në “Spitalin Ix” këtu edhe ma i fortë do t’jeshë.

Ti ende mundësh, harroje flamën që e kalove!

Fliste ai, por mua n’sytë e tij, m’shfaqej ajo skena, e filmit (“Kur pranvera vonohet”), me Sabriun, Avdushin e mua!

“Hajdi shokë na thoshte Fejzullahu, ta fitojmë edhe ket luftë e t’martohemi”!

S’e lash me folë ma. Po i thashë, edhe ket rol po e luej, e mandej, edhe nëse nisem andej ku t’gjithë shkojmë, punë e madhe!

Dje na mblodhi për fotot e serialit “Rrushe” në nji park t’shkretnuem diku n’Emshir! Erdhen kryesisht ata që dolën me mua n’skenë dhe secili tregonte për ditët e veta t’covidit! Xhevati m’shtini n’dhe, sepse mbahej nga nji djalosh derisa ecte me krroçe!

Enveri ende po mbahej. U ul afër meje e derisa po fotografoheshim, m’tha:

Po ti lexoj letrat në fb, dhe ja ku po ta them: Nuk t’kam paramendua kaq guximtar!

Ti i shkrimit po, por edhe i k… ve t’mëdhaja po. Mos i këput, shko deri n’fund!

Kur u ndamë ma kërkoi Bastardin e Kopilanin!

Eh, nesër xhirojmë n’Ujëz të Drini, e me 9 maj fillon trasmetimi prej orës 8 në GjirafaVideo!

Hajt, shtrengohu artist e mos u kollit: Edhe ket film e…!

Dardani, 27.04.2021″

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat