Konjufca priti në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë

Aktuale

Konjufca priti në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë

Më: 27 prill 2021 Në ora: 17:38
Pamje nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik, i cili e ka uruar për detyrën e re dhe konstituimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit. 

Kryekuvendari Konjufca e falënderoi Kostilnik për urimin dhe shprehu interesimin për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Duke folur për mundësitë e bashkëpunimit, Konjufca shfaqi shpresën se në një të ardhme të afërt zgjerimi i marrëdhenieve bilaterale do të kulmojë me njohje të Kosovës nga Sllovakia. 

Në takim u diskutua edhe për zhvillimet aktuale politike, situatën me pandeminë, si dhe masat e ndërmarra për  sigurimin e vaksinave kundër Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat