Memli Krasniqi përplaset me ministrin Vitia për vaksinat: Nuk besoj që je qaq pa ndjenja

Aktuale

Memli Krasniqi përplaset me ministrin Vitia për vaksinat: Nuk besoj që je qaq pa ndjenja

Më: 27 prill 2021 Në ora: 17:49
Memli Krasniqi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka kritikuar qeverinë aktuale dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia lidhur me vonesën për sigurimin e vaksinave anti-Covid.

Krasniqi në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovë ku po diskutohet për vaksinat, ka thënë se “ministri Vitia është i vetmuar, pasi nuk e ka mbështetjen e Kurtit dhe të tjerëve.

“Kryeministri i Kosovës nuk ka ndejt asnjë minutë në këtë debat, kjo është papërgjegjësi e skajshme e njeriut që udhëheq qeverinë. Ministri Vitia është i vetmuar, sepse nuk e ka mbështetjen e Kurtit dhe të tjerve. Vet ke thënë se nuk je ne krye të procesit të sigurimit të vaksinës, që ishte befasi e pakëndshme për mu”, ka thënë ai.

Ndërkaq tutje, Krasniqi ka thënë se qytetarët nuk po shohin aktivitet të mjaftueshëm.

“Nuk besoj që je qaq pa ndjenja me thonë le të bohet çka të bohet, por qytetarët nuk janë duke parë aktivitet të mjaftueshëm”, tha ai.

Krasniqi, në deklaratën e tij i ka quajtur 24 mijë vaksinat e dhuruara nga Covax si “lëmoshë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat