Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e nënkolonelit të FSK’së, njëherësh edhe ish-ushtarit të UÇK’së në Zonën Operative të Shalës së Bajgorës, Skender Hajdari.
Haradinaj këtë e ka bërë nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, derisa ka përmendur edhe veprimtarinë ushtarake të të ndjerit.
“Skenderi pas çlirimit, me zell të madh do të vazhdonte angazhimin në TMK dhe FSK. Ai asnjëherë nuk e harroi idealin për liri dhe bashkëluftëtarët e tij Dëshmorë, për të cilët këndoi deri në frymën e fundit”, shkruan i pari i AAK’së.
“Ndajmë dhembjen me familjen Hajdari, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës! “, shkruan ndër të tjera ai.
Policia e Kosovës e kanë konfirmuar se kishin gjetur të ndjerin të plagosur në fshatin Zjaqë, i cili u dërgua menjëherë në spital, ku edhe vdiq
“Fillimisht është raportuar si i vetëplagosur. Policia kanë shkuar në fshatin Zjaqë, e kanë sjellur në Mitrovicë e më pas në Prishtinë”, ka thënë zëdhënësi Avni Zahiti.