Marrëveshje për heqjen e sigurimit me Malin e Zi, hap para për Kosovën

Aktuale

Marrëveshje për heqjen e sigurimit me Malin e Zi, hap para për Kosovën

Më: 28 prill 2021 Në ora: 08:19
Sami Mazreku

Byroja Kosovare e Sigurimit dhe Byroja Kombëtare e Siguruesve të Malit të Zi janë të gatshme të arrijnë një marrëveshje për heqjen e policës së sigurimit të automjeteve që hyjnë në Kosovë nga Mali i Zi dhe anasjelltas.

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Sami Mazreku, në një intervistë për edicionin më të ri në Radio Televizion e Kosovës (RTK), “Lajmet e fundit”, ka folur për mundësinë e heqjes së policës së sigurimit të automjeteve që hyjnë në Kosovë nga Mali i Zi dhe anasjelltas, përmes një marrëveshje e cila do të mund të nënshkruhet në një të ardhme të afërt mes dy byrove të sigurimit.

"Edhe pse ka kaluar muaji i gjashtë që jam emëru në pozitën e drejtorit të Byrsoë së Sigurimeve, menjëherë kam filluar diskutimet me të gjitha Byrotë e vendeve tjera, aktualisht jemi në përfundim të finalizimit të marrëveshjes me Malin e Zi, ku parashihet që afërsisht gjatë muajit qershor të dyja vendet të lëvizin lirshëm, pa polisat e sigurimit.
Kjo është më aktualja, besoj që gjatë javës së ardhshme do t'i diskutojmë vetëm disa çështje teknike dhe do të pasohet me një nënshkrim formal dhe kjo marrëveshje do të hyj në fuqi", tha ai.

Mazreku tha se po shqyrohet data një qërshor për finalizimin e kësaj marrëveshje në mënyrë që të bëhet para sezonit veror, që qytetarët e të dyja vendeve Kosovë-Mali i Zi të mund të lëvizin lirshëm, pa pasur nevojë të ndalen për të marrë polisë të sigurimit.

"Po kujdesemi që marrëveshja të nënshkruhet në qershor, pra para sezonit veror në mënyrë që qytetarët tanë dhe të Malit të Zi mos të kenë nevojë të pajisen më polisë të sigurimit. Orentimisht ne e kemi caktuar datën 01 qershor mirëpo ndoshta nga aspekti teknik mund të ketë ndryshime për dy javë, besoj nuk shkon më tutje. Kjo është një temë që është përmend edhe më herët mirëpo kësaj radhe ka një çasje ndryshe, ka një përkrahje të madhe edhe të Bankës Qëndrore të Kosovës, poashtu jemi ftuar edhe nga Qeveria që është një çasje ndryshe ndaj kësaj çështje dhe që kemi përkrahje maksimale, që shtyen në një marrëveshje që të dyja vendet të lëvizin lirshëm pa pasur nevojë për polisa të sigurimit", tha ai.

Më tutje Mazreku tregoi arsyet pse kjo marrëveshje nuk është implementuar deri më tani, lidhur me atë se cilat ishin arsyet

"Nuk mund të flas për periudhën kur nuk kam qenë në Byro, por nga data 1 tetor të vitit të kaluar kur jam emëruar në këtë pozitë, njëra nga prioritetet ka qenë edhe kjo, që të rifillohët diskutimi me Malin e Zi, përvec që kemi pasur diskutime prej distance me homologun tim në Malin e Zi, kemi pasur edhe përkrahje tjera nga po ai vend, sic është përkrahja nga ish-kryetari i Ulqinit, Gzim Hajdinaga i cili ka qenë pjesë e këtij procesi dhe na ka ofruar përkrahjen e tij. Ajo çka kemi bërë kohëve të fundit, ne kemi shkëmbyer një draft me Malin e Zi dhe unë besoj që kjo është vetëm punë javësh që të hyjë në fuqi. Besoj që ne jemi duke e përdorur një çasje komplet ndryshe, profesionale, pa hyrë në atë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën. Ne nuk kemi bërë premtime, siç ka ndodhur në të kaluarën në Byro, por ne kemi punuar dhe jemi afër. është një draft-një kërkesë e cila ka shkuar përmes meje dhe përmes BQK-së në Mal të Zi, është komentuar dhe janë cështje teknike që po diskutohen dhe për herë të parë në qershor do ta kemi një marrëveshje dhe nuk do të kemi nevojë për polisë sigurimi. Pastaj do të tentojmë, pa i përmend cilat shtete, që të njëtën ta implementojmë edhe me shtetet tjera të vendeve tjera", tha ai.

Drejtori Mazreku po ashtu ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministren, Rexhepi ku tha se kanë diskutuar edhe për problemet e brendshme që ka të bëjë me numrin e veturave të regjistruara, duke e informuar atë për grupin punues që janë duke punuar në këtë drejtim, bashkë me BQK-në, Policinë, MPB dhe MI.

"Me zv,kryeministren diskutuam edhe për probleme të brendshme që kemi në Kosovë, e që ka të bëjë me numrin e lartë të veturave të paregjistruara, e inforomova se që nga viti i kaluar jemi duke punuar me një grup punues, ku përfaqësohet nga BQK-ja, pjesëmarrëse është Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Infrastrukturës. Kërkova që ky grup punues të formalizohet me një vendim të ri pastaj diskutuam edhe për investimet e mundshme që jemi duke i diskutuar në Byronë Kosovare e që ka të bëjë me investimin e pajisjeve teknologjike për detektimin e veturave paregjistrim. Vlen të theksohet se me një numër të lartë të veturave që kemi në vend të paregjistruara, rreth 30%, ne kemi problem që pas Malit të Zi të diskutojmë me një shtet tjetër mik që të gjejmë forma alternative sepse dihet që Kosova për me qenë pjesë e Kartonit të Gjelbër duhet me qenë fillimisht pjesë e OKB-së, mirëpo ne nuk po e presim atë kusht, po përdorim forma alternative që t'i zgjedhim problemet e brendshme.  Njëra prej kushteve për me qenë pjesë është që me vendet e rajonit t'i mbyllim marrëveshjet që nuk kanë qenë të përfunduara , pastaj të shohim me një tjetër shtet mik,qofte Sllovenia apo Austria që të shohim forma alternative, që bashkarisht të kemi një Karton të Gjelbërt të përbashkët", theksoi ai.

"Unë kam kërkuar edhe nga Qeveria e Kosovës që Ministria e Punëve të Brendshme sa më parë të miratoj udhëzimin e ri administrativ, që ka të bëjë me pastrimin e listave të veturave të paregjistruara, të kemi një numër të ri evident vetëm për dy vitet e fundit, të investojmë për herë të parë në pajisje teknologjike te Policia e Kosovës, pastaj e kemi shumë më lëhtë të diskutojmë me një shtet tjetër mik. Është e mundshme, është e realizueshme vetëm se duhet vullnet i të gjitha palëve dhe jo vetëm i Byrosë", tha Mazreku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat