Behramaj: Mimoza Kusari fyeu policët, Enver Zymberi s’e dha jetën për bitcoinat e Radojiçiqit

Aktuale

Behramaj: Mimoza Kusari fyeu policët, Enver Zymberi s’e dha jetën për bitcoinat e Radojiçiqit

Më: 28 prill 2021 Në ora: 20:29
Adil Behramaj

Adil Behramaj, ish këshilltar i ish-presidentit, Hashim Thaçit ka thënë se deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila sot paskrupullsisht i paska fyer policët heronj të Kosovës.

“Heroi i Kosovës, Enver Zymberi, e ka dhënë jetën në krye të detyrës për ta shtrirë sundimin e ligjit në veriun e Kosovës. Ai nuk e ka dhënë jetën për t’u fyer sot nga Kusari-Lila dhe as për t’i rimburësuar pagesat e energjisë elektrike për prodhimin e bitcoinave të Milan Radojiçiqit. Ia kanë nisur të na fyejnë edhe heronjtë për nevojat e politikës së tyre ditore! Mirë që nuk ka qenë ndonjë projekt për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Libaneze, se Kusari-Lila edhe atë do ta votonte!”, ka shkruar Behrami.

Deputetja Kusari Lila theksoi se më mirë është të ndahen mjete prej KOSTT-it për veriun, se sa, siç tha ajo, të dërgohen forca policore dhe të kthehen në arkivol, sikur rasti i policit, tashmë hero, Enver Zymberi.

Ajo tha se Qeveria obligohet që brenda afatit 6 mujor të sigurojë të gjithë procesin e futjes në sistemin e faturimit sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi në bashkëpunim me palët përgjegjëse për konsumatorët në katër komunat e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat