Publikohen pamjet e rralla: Kështu nuk e keni parë asnjëherë Ibrahim Rugovën

Aktuale

Publikohen pamjet e rralla: Kështu nuk e keni parë asnjëherë Ibrahim Rugovën

Nga: P.R Më: 28 prill 2021 Në ora: 21:08
Ibrahim Rugova

Këshilltari i Presidentit të Shqipërisë, Flamur Gashi, në faqen e tij në facebook ka publikuar një video të rrallë të presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Pamjet e publikuara janë të 14 korrikut të vitit 1990, dita kur ishte themeluar “Forumi Demokratik”.

“1 korrik 1990 - Themelimi i "Forumit Demokratik", organi i pare ne Kosove, ku u mblodhen te gjitha partite, organizatate dhe shoqatate e ndryshme qe funksiononin ate kohe ne Kosove. Drejtues i "Forumit Demokratik" u zgjodh Dr. Ibrahim RUGOVA - Kryetar i Lidhjes Demokratike te Kosoves”, thuhet ndër tjerash në përshkrimin e videos, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Kujtese historike...

Dikur kur ishim te rinje !

1 korrik 1990 - Themelimi i "Forumit Demokratik", organi i pare ne Kosove, ku u mblodhen te gjitha partite, organizatate dhe shoqatate e ndryshme qe funksiononin ate kohe ne Kosove.

Drejtues i "Forumit Demokratik" u zgjodh Dr. Ibrahim RUGOVA - Kryetar i Lidhjes Demokratike te Kosoves.

Deklarata e miratuar ne "Forum Demokratik" me dt. 1 korrik 1990, ishte baza e "Deklarates Kushtetuese", qe u miratua te nesermen me 2 korrik 1990, nga delegatet e Kuvendit te Kosoves.

Ishte kohe kur punohej pa pushim, me shume sakrifica, perkushtim dhe pa intriga, per lirine dhe pavaresine e Kosoves...

Ky material i shkurter eshte shkeputur nga dokumentari "FAKTE" i z. Adnan Merovci, te cilin e falenderoj pa mase, per ruajtjen dhe publikimin e ketyre materialeve filmike autentike...

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat