Përkundër që vëllai i tij sot u varros, ministri Aliu nuk e ndërpreu punën

Aktuale

Përkundër që vëllai i tij sot u varros, ministri Aliu nuk e ndërpreu punën

Nga: A.M. Më: 29 prill 2021 Në ora: 16:20
Pamje nga takimi

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, në paraditen e sotme ka njoftuar se vëllai i tij, Shkëlzeni ka ndërruar jetë.

Gjithashtu, ai tregoi që varrimi i të ndjerit do të bëhej vetëm me rrethin e ngushtë të familjes.

Përkundër humbjes së të vëllait, Aliu nuk e ndërpreu punën e tij.

Ai së bashku me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë pritur sot në takim Shefin e Stafit të KFOR-it, Gjeneral Brigadierin e Ushtrisë Amerikane në Kosovë Larry Henry.

Në këtë takim, u diskutua për prioritetet e MMPHI-së, si dhe bashkëpunimin me KFOR-in për çështje me interes të përbashkët. Si çështje kryesore në takim u diskutua për zonat e mbrojtura të natyrës, gjendjen mjedisore, si dhe ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Të dy palët shprehën gatishmërinë e tyre për intensifikimin e bashkëpunimit në çështjet që kanë të bëjnë me mjedisin.

Image
Pamje nga takimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat