Gashi: LDK e gatshme për diskutimet për dialogun në Kuvend

Aktuale

Gashi: LDK e gatshme për diskutimet për dialogun në Kuvend

Më: 30 prill 2021 Në ora: 12:21
Arben Gashi

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi thotë se edhe pse Kryeministri i sotëm e opozitari i djeshëm nuk ishte aspak bashkëpunues kur pikërisht kjo i kërkohej.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë para fundit të qershorit, sipas deklaratës së Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Josep Borrell pas takimit që pati në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kurti konfirmoi se Kosova do të marrë pjesë në rifillimin e dialogut në muajin qershor, por shtoi se paraprakisht do të përgatiten mirë. Kurti përmendi edhe një takim që do të zhvillojë me partitë opozitare gjatë muajit maj, për pasur edhe qëndrimet e tyre sa i përket këtij procesi.

Lidhur me dialogun, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë për Telegrafin, se janë të gatshëm të debatojnë e diskutojnë për dialogun dhe secilën temë tjetër në Kuvendin e Kosovës.

“Opozita nuk do t’i përgjigjet me deklaratë, një deklarate të Kryeministrit që ka për qëllim fshehjen nga detyra e tij kushtetuese. Ne do të veprojmë konfrom detyrave tona kushtetuese në Kuvendin e Kosovës. Ne jemi të gatshëm të debatojmë e diskutojmë për dialogun dhe secilën temë tjetër në Kuvendin e Republikës së Kosovës, edhe pse Kryeministri i sotëm e opozitari i djeshëm nuk ishte aspak bashkëpunues kur pikërisht kjo i kërkohej”, ka thënë Gashi.

Gashi më tej ka theksuar se është detyrë kushtetuese e Kryeministrit që të merret me dialogun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat