Kosova dhe shteti i Izraelit do të thellojnë bashkëpunimin

Aktuale

Kosova dhe shteti i Izraelit do të thellojnë bashkëpunimin

Më: 30 prill 2021 Në ora: 12:47
Pamje nga takimi

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, zhvilloi një takim me deputetin Dor Kaidar, të Komisionit të Jashtëm në Parlamentin e Izraeli.

Postimi i plotë:

"Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me z. Dor Kaidar, Koordinator për Çështje Ndërkombëtare në Divizionin e Punëve të Jashtme pranë Kuvendit të Izraelit “Knesset”.

Biseduam për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit në përgjithësi dhe për krijimin e grupit parlamentar të Miqësisë Kosovë-Izrael", ka shkruar Demiri në "Facebook".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat